
Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas raportimit që bëjnë mediat vendase, dy vëllezërit shqiptar 23 dhe 33 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë arrestuar në Torino, pasi kishin kultivuar 500 rrënjë kanabis në një vilë në qendër të Pinerolos.
Shqiptarët e kishin marrë me qira atë ndërtesë për ta shndërruar në një “serrë” për prodhimin e drogës, ku pas kontrollit nga karabinierët janë gjetur mbi 500 bimë kanabis.
Gjithashtu brenda janë gjetur të gjitha pajisjet e nevojshme për ngrohjen e dhomave dhe filtrat për ventilim. Në shtëpi u sekuestruan njëqind kilogramë marijuanë të gatshme për t’u paketuar. Ndërkohë që në ambientet e jashtme nuk dëgjohej asnjë aromë ose zhurma shqetësuese.



