
Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e një 35-vjeçari në Vlorë.
Sipas bluve, gjatë ditës së djeshme, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. Zh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.



