I riu që u akuzua për vrasjen e një personi në Devoll është lënë në “arrest me burg” nga gjykata e Korçës, ndërsa vetë 25-vjeçari nuk e pranoi krimin. David Myrte thotë se ka alibi që mund ta vërtetojnë edhe shokë e tij. Policia dyshon se gjithçka ka ndodhur për pazaret e drogës.



