
Një person ka mbetur i plagosur këtë të premte në qytetin e Bulqizës, teksa ishte duke punuar. Sipas informacioneve, punëtori mësohet se ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton projektin e veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës. Si pasojë e rrëzimit nga skela, ai ka pëësuar dëmtime dhe është dërguar fillimisht në Spitalin e Buqizës ku ka marrë ndihmën e parë, e më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e inspektoriatit kombëtar të punës dhe policia, ku dhe kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.



