Përfshihet nga flakët magazina e fabrikës “Optimal” në Metalurgji

Përfshihet nga flakët magazina e fabrikës “Optimal” në Metalurgji

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në magazinën e fabrikës “Optimal” në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.

 

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë magazinën e kompanisë, e cila prodhon letra të lagura dhe produkte të ndryshme higjienike. 

 

Fabrika administrohet nga investitorë turq.

 

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe policia, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve.

 

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit. 

Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale.

 

Aktualisht mësohet se flakët janë neutralizuar nga ekipi i zjarrfikëses.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy