
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona. Një prej tyre, sipas informacioneve mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Mjetet e përfshira në aksident janë një “Benz” dhe një fuoristradë, e cila ka përfunduar jashtë rrugë.
Ndërsa të plagosurit janë identifikuar si Lulzim Skura, 32 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Elbasanit, Muhamet Çela 69 vjeç, Astrit Belba, 44 vjeç, Armenda Iljazi, 46 vjeçe dhe Mevlud Iljazi, 47 vjeç. Armenda Iljazi ndodhet në gjendje kome si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar nga aksidenti.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Po punohet për zbardhjen e rrethanave.



