Vrasja e Liridonës, Hoxha: U kthye në garë për klikime

Vrasja e Liridonës, Hoxha: U kthye në garë për klikime

Vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë është prej pesë ditësh njëri nga titujt kryesorë në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha tha se ngjarja u kthye në materialin bazë të garës për klikime.

Është një temë të cilën ne e kemi larg dhe nuk duhet ta trajtojmë. E para ka ndodhur në Kosovë dhe e dyta se atje gjërat funksionojnë ndryshe.

Është një ngjarje që unë e kam ndjekur në vijimësi. Policia jep informacion të thatë dhe media fokusohet aty. Janë hedhur versione që nuk mbështeten askund. Si të priremi te fakti si të marrim ca klikime e shikime më shumë. Kjo ngjarje kaloi në rrjetet sociale, më pas redaksitë e lajmet dhe u krijuan panelet.

Deri mbrëmë familjarët e viktimës thoshin që ne nuk i kemi njoftuar akoma fëmijët. Në Kosovë kanë një model tjetër të raportuari, por fakti që kjo ngjarje mori vëmendje dhe marrja e ngjarjes nga mediat e Tiranës e bëri akoma më të komplikuar.

Sipas tij, ndjekja e ngarjeve të kësaj natyre, të cilat kalojnë për ditë të tëra nën lupën e medias, zhvendosin vëmendjen nga problemet e mëdha.

Unë mendoj që ata që kontrollojnë sistemin kanë kijuar një mekanizëm që të jetë i fokusuar pikërisht atje. Zakonisht kur jep lajmin i pari ke riskun edhe të dështimit. Por duke e përqendruar publikun te këto media të aktualiteti zhvendos vëmendjen nga probleme më të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy