Ekzekutimi i Roan Brahimit/ Hoxha: Nuk ka lidhje Martinaj dhe njerëzit e tij

Ekzekutimi i Roan Brahimit/ Hoxha: Nuk ka lidhje Martinaj dhe njerëzit e tij

Artan Hoxha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ekzekutimin e Roan Brahimit, i njohur si armik i Ervis Martinajt.

Ai tha se është takuar me Brahimin në Dubai dhe se ishte çuditur që, me problemet që kishte, ai ka vajtur në Greqi, ku edhe u eleminua.

Hoxha shpjegoi të shkuarën kriminale të viktimës dhe ngjarjet ku dyshohet se është përfshirë.

Ngjarje që ka ndodhur në datën 9 maj në Athinë. E kemi diskutuar, Athina është qyteti më i rrezikshëm për jetën. Grupet tona më të rrezikshme. Roan Brahimin (Sidi), e kam takuar për herë të fundit në Dubai.

Konflikti me Martinajn? E kanë thirrur. Më saktë një njeri i veti e ka çuar në mirëbesim, e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Mbrapa, u ka kërkuar që ose me vrisni, por mos më torturoni. Atë e kanë torturuar. Ka qenë armik i betuar ndaj Martinajt. Këta kërkonin të armatosur Vis Martinajn dhe njerëzit e tij.

Më mbrapa është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Brilant Martinajt në vitin 2022. Është shpallur në kërkim. Është nxjerrë në kërkim policor por nuk ka dhënë deklarime. Ngjarja e fundit ku është përmendur emri i Sidit, është vrasja e Gentjan Bejtes. U arrestua kunati i tij dhe një i afërm si i përfshirë në atentat.

Por, akuza ishte që këtë punë e ka organizuar Sidi. U çudita që kishte vajtur në Athinë, duke ditur problemet që ai kishte. Nuk ka lidhje me Vis Martinajn, as njerëzit e tij, me vrasjen e Sidit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy