
Dy të rinj, kanë mbetur të plagosur me thikë pas një debati për motive të dobëta që kanë pasur me njeri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Rrëshen në banesën e njërit prej të rinjve. Sipas burimeve për MCN dy të rinjtë kanë debatuar me njeri-tjetrin duke përdor dhe thikat, e për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit të Rrëshenit ku ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri - tjetrin. Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



