Dy vëllezër italianë trafikonin makina luksoze të vjedhura në Shqipëri, njëri në pranga

Dy vëllezër italianë trafikonin makina luksoze të vjedhura në Shqipëri, njëri në pranga

Dy vëllezër italianë të cilët trafikonin automjete luksoze të vjedhura në Shqipëri, janë identifikuar nga policia në Tiranë, ku njëri prej tyre është vënë në pranga dhe tjetri është proceduar penalisht.

“Luxury Cars” u kodua operacioni i policisë, gjatë të cilit u sekuestruan dy automjete, njëri tip “Audi Q3” dhe “BMË X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.  

Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi italian D. S., 37 vjeç, banues në Itali, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., banues në Itali.

Nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura, kryesisht në Itali.  

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy