Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e tPogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, rreth orës 20.20, ku gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



