Kultivonin kanabis me llamba në një banesë dy katëshe në Malësi të Madhe, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Kultivonin kanabis me llamba në një banesë dy katëshe në Malësi të Madhe, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin përshtatur një banesë dykatëshe, për kultivim të kanabisit, me anë të llambave në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkoitke, bazuar dhe në inteligjencën policore, për përshtatjen e një ambienti, për kultivimin e bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “LED”.    

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 64 llamba, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. Gj., 23 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin F. M., 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.          

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy