I gjendet droga gati për shitje, arrestohet 31-vjeçari në Fier

I gjendet droga gati për shitje, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar pasi është kapur me lëndë narkotike.

 Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit fizik të riut, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Blerim Bacinofki, 31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 31-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.,  31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje”, njofton policia

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy