Përplasje në ‘Air Albania’/ Policia: Një efektiv dhe një tifoz janë plagosur, 25 të shoqëruar

Përplasje në ‘Air Albania’/ Policia: Një efektiv dhe një tifoz janë plagosur, 25 të shoqëruar

Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me përplasjen pas ndeshjes në stadiumin ‘Air Albania’.

Dhuna ka ardhur pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe skuadrës boshnjake Zrinjski Mostari, e vlefshme për eliminatorët e Ligës së Konferencës ku Tirana humbi 0 me 1.

Në stadium kanë qenë rreth 250 tifozë të skuadrës boshnjake dhe pas daljes nga stadiumi janë përleshur me forcat e policisë, pasi nuk respektuan urdhrat mbi mbarëvajtjen e ndeshjes.

 Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se kanë mbetur të lënduar një efektiv policie dhe një tifoz ndërsa janë shoqëruar 25 persona.

 Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2022, në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundërshtuar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.

Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë.

Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy