Mëngjesin e sotëm në bregdetin e Vlorës, një 79 vjeçar ka qenë në rrezik mbytje.
Fatmirësisht ai është shpëtuar por është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.
Raportohet se 70-vjeçari Luan Mezini ndodhet në koma në spital.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 09:25, në plazhin e Lungomares shtetasi L. M., 79 vjeç, duke u larë në det dyshohet se ka rrezikuar të mbytet dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.



