
Një aksident rrugor nga ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sukth-Manzë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Si psojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Sukth- Manzë, një automjet me drejtues shtetasin B. Sh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



