Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 3 të arrestuar në Sarandë

Shpërndanin heroinë dhe kanabis, 3 të arrestuar në Sarandë

“Distributors” u kodua një operacion i policisë së Sarandës, gjatë të cilit u goditën tre raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis, dukë vënë në pranga tre persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Distributors”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Tre të dyshuarit janë kapur nga shërbimet e policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe kanabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, një thikë, 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy