
Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e 24 orëve të fundit nga rajoni i Elbasanit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kuturman, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. A., 52 vjeçe (nëna e shtetasit E. A.), pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit E. A.
Ndërkaq në Elbasan, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë, kapën dhe ndaluan shtetasin M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 31.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



