Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur pak më parë në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në një shtëpi private dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, pronari i shtëpisë mohon të ketë konflikte.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



