Shpërndante drogë në doza të vogla, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Shpërndante drogë në doza të vogla, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar me inciale S. H.,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 29-vjeçari, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Njoftimi i policisë: Elbasan

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihet në pranga 29-vjeçari që i posedonte.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin:

S. H., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy