Lidhur me situatën e vështirë të krijuar në akset rrugore në vend pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për zonat rrugore, të konsideruara më me rrezik në vend.
ARRSH u shpreh se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7.
ARRSH i këshillon këta të fundit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore.
Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës
Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave
Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore



