Vodhën automjetin dhe u përfshinë në aksident, arrestohen tre të mitur

Vodhën automjetin dhe u përfshinë në aksident, arrestohen tre të mitur

Tre të mitur kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi vodhën një automjet, u përfshinë në një aksident.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 16 vjeç, G. D., 17 vjeç dhe I. Xh., 15 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. O.

Duke drejtuar automjetin e vjedhur, shtetasi A. C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Të tre të miturit kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy