Një 37 vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pas një aksidenti në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.
Nëna së bashku me dy fëmijët e sajë po kalonte rrugën në momentin kur është përplasur nga një mercedes benc ngjyrë gri i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë fëmijët kanë shpëtuar vetëm me disa fraktura të lehta.



