Hajdarmataj: Në Policinë e Shtetit kemi pasur protokolle të zakonshme sigurie

Hajdarmataj: Në Policinë e Shtetit kemi pasur protokolle të zakonshme sigurie

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj thotë se sulmi kibernetik ndaj Policisë së Shtetit është në vijimësi të hakimit të e-Albania dhe sistemit TIMS.

Në studion e lajmeve të MCN Live, deklaroi se këto janë dy sisteme që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me aktivitetin e gjithë veprimtarisë shtetërore, ku te e-Albania kemi të gjitha shërbimet dhe të dhënat personale të qytetarëve.

Te TIMS kemi të dhënat për aktivitetet kriminale, për parandalimin. Përveç hyrje-daljeve, aty kemi dhe informacione që shërbehen me partneritetet ndërkombëtare, nëpërmjet emaileve të sistemit TIMS.

Ky është informacion që ka të bëjë me të gjithë aktivitetin e grupeve kriminale. Siç ka Policia e Shtetit, specialistët e IT-së edhe grupet kriminale kanë strukturat dhe hakerat e tyre, njerëz që dinë ta përdorin shumë mirë kompjuterin.

Grupet kriminale sot janë ndër grupet më të fuqishme edhe në vendet e Amerikës Latine. Në çdo informacion mediatik që del ku goditen grupe kriminale, del së paku 1 ose 2 shqiptarë.

Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar shumë dhe shkojnë paralelisht me teknologjinë. Nuk mendoj se goditja ndaj sistemit TIMS është bërë për hyrje-daljen e një personi me rekorde të theksuara kriminale, sepse një person i tillë sado i rrezikshëm, gjen mënyra dhe rrugë të mos regjistrohet fare në sistemin TIMS.

Nëse do marrim Rinasin, ka mundësi dhe teknika që persona të caktuar të kalojnë pa u regjistruar fare. Nuk mendoj se hakerimi i gjithë sistemit është bërë për një ose dy persona që kanë pasur nevojë për të kaluar për të hyrë apo dalë në Republikën e Shqipërisë. Kjo është pjesë më e gjerë, në vazhdën e sulmit ndaj e-Albania.

Sistemi TIMS është i certifikuar dhe tepër sekret, nuk kemi siguri apo kapacitetet e duhura. Problemi është sa ne investojmë dhe jemi të përgatitur që ti mbrojmë këto sisteme, në mënyrë që të mos marrim goditje të tilla.

Deri në këto momente dhe në Policinë e Shtetit kemi pasur protokolle të zakonshme, punë rutinë. Rutinizmi është gjëja më e keqe që mund të ketë një organizatë, aq më tepër Policia e Shtetit.

Besoj që ky moment është moment reflektimi për sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së sistemit TIMS, që lidershipi i policisë e vlerëson dhe zgjidhjen teknike do e gjejë nëpërmjet partnerëve, kryesisht SHBA, se vetë sistemi TIMS është financuar nga SHBA.

Ky është një Alert sa i takon Policisë së Shtetit, në kuadër të kundërpërgjigjes, nëse do themi për kufirin, fundjavat me Kosovën hyrje-daljet kanë qenë të lira.

Nuk duhet të jenë hyrje-daljet e lira, sepse krimi është një hap para policisë dhe në këtë kuadër duhet të nxjerrësh të gjithë urdhrat, për sistemin e hyrje-daljeve dhe shkëmbimin e strukturës së Policisë së Shtetit.

Hajdarmataj deklaroi se në këto momente policia po merret me këtë proces, por sugjeton që Policia e Shtetit të bëj transparencë për veprimet e saj me publikun.

Nuk jam dakord me hermetizimin e Policisë së Shtetit që ngelet në kuadrin që është sekret dhe abuzohet me këtë term.

Çfarë do ngjarje të jetë duhet t’i japësh publikut ato të dhëna që nuk dëmtojnë situatën. Këtu mendoj se po cenon Policia e Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy