Ngjarja në Lezhë/ Autori i plagosur, dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri me Besnik Simonin

Ngjarja në Lezhë/ Autori i plagosur, dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri me Besnik Simonin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mesditën e kësaj të premte në Kallmet të Lezhës, ku i plagosur mbeti Kryetari i Njësisë Administrative, Besnik Simoni.

Plagoset me armë kreu i Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni - Tv  Klan

(Në foto: Besnik Simoni)

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje u arrestua disa orë pas ngjarjes. Altin Marku, sipas burimeve nga policia ka patur plagë në trup, që dyshohet se janë shkaktuar si pasojë e të shtënave me armë.

Marku ka marrë një plagë në krah, ndërsa dyshimet jane se mes tij dhe Besnik Simonit ka patur shkembim zjarri. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy