
Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Divjakë pasi ka rënë në kanal.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç,
Sipas informacioneve dyshohet se 61-vjeçari ka qenë duke vaditur tokën kur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



