
Gjatë natës së mbrëmshme, Policia e Tiranës, ka arrestuar për vepra të ndryshme penale, gjashtë të rinj në Tiranë.
Mësohet se Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan A. Z., 24 vjeç dhe E. Ç., 23 vjeç, sepse gjatë kontrollit të mjeteve me të cilët udhëtonin, në kohë dhe vende të ndryshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Poashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë F. L., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje qarkullimi, si dhe K. H., 28 vjeç, G. B., 46 vjeç dhe J. B., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.



