Gara për të parin e SPAK/ Ende asnjë kandidat zyrtar

Gara për të parin e SPAK/ Ende asnjë kandidat zyrtar

Teksa mandatit 3-vjeçar të drejtuesit të saj, Arben Kraja, po i vjen fundi, pasi kreu i këtij institucioni gëzon vetëm një mandat dhe nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është tashmë e hapur.

Thirrja, e publikuar në faqen zyrtare ëeb të KLP-së përmban procedurën, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatin e aplikimit prej 45 ditësh.

Më pas, Këshilli do të ketë në dispozicion edhe 45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do shprehin dëshirën për të kandiduar.

Pas këtij prezantimi do të mbahen seanca dëgjimore me secilin prej kandidatëve, me qëllim që, deri në datën 18 dhjetor të mundësohet zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut.

Mirëpo, deri më tani mësohet se nuk është depozituar zyrtarisht ndonjë emër pranë Këshillit, por janë përfolur emrat e disa prokurorëve.

Tre kandidatë fillestarë për të cilët u përfol se do të jenë pjesë e garës janë: Edvin Kondilli, Adnan Xholi, dhe Klodian Braho.

Ky i fundit në një reagim publik hodhi poshtë zërat për kandidimin e tij, kurtse Kondili dhe Xholi, ende nuk kanë reaguar.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë emrat e tjerë që mund të marrin drejtimin e këtij institucioni të drejtësisë, që ende nuk është plotësuar me prokurorë.

Pas lënies së posti, Arben Kraja, do të vazhdojë të mbetet prokuror i SPAK-ut, pasi si i tillë gëzon një mandat 9-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy