KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Teuta Hoxha.

KPK njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10 nëntor 2022, për subjektin e rivlerësimit, Teuta Hoxha gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Hoxha u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 nëntor, Hoxha u përball me barrat e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi paraprak.
Problemet kryesore që u evidentuan nga Komision i kishin të bënin me pamundësi të vërtetimit të burimeve për një apartament në përdorim në Tiranë, në pronësi të babait të bashkëshortit; një apartament në Golem; të një zyre dhe të dy automjeteve. Po ashtu, u konstatua gjykimi i tre çështjeve në kushtet e konfliktit të interesit.

Gjyqtarja Teuta Hoxha ka një karrierë 22-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

 Që prej vitit 2000 ajo kryen funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy