Operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë/ Dy të arrestuar, një në kërkim

Operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë/ Dy të arrestuar, një në kërkim

DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”. 

Gjatë kontrolleve nga toka e ajri nëpërmjet përdorimit të dronëve të cilësisë së lartë, si dhe si rezultat i hetimeve proaktive, brenda 24 orëve të fundit janë finalizuar tre operacione policore për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Drupal Ad

 

 

 

Gjatë këtyre operacioneve janë  evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies, 2105 fidanë e bimë kanabis. 

Janë vënë në pranga dy shtetas si autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve të asgjësuara në Lezhë dhe Kurbin, Gjovalin Lleshi si dhe vijon puna për kapjen e autorit të kultivimit të fidanëve narkotikë të evidentuara në Mirditë, Dilaver Lika .

Në Lezhë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë u finalizua operacioni Policor i koduar "Verdikti" ku janë evidentuar dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 1445 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në fshatin Kashnjet, të Njësisë administrative Ungrej. Gjatë këtij operacioni, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit  Gj.Ll., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të hetimit proaktiv të nisur mbi kultivimin e këtyre bimëve, janë siguruar prova, ndër to edhe filmike se ky shtetas është autori i kultivimit të bimëve të gjetura.

Në Kurbin, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Giykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, u finalizua operacioni policor i koduar "No More". Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Fushë Gjormë, u kap brenda një parcele të kultivuar me 360 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi D.L., 57 vjeç. Arrestimi i tij u bë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", si autor i dyshuar i bimëve të gjetura në atë parcelë.

Në Mirditë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të operacionit “Kubikët”, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit M. M., 48 vjeç, lindur në Xhuxhë, Fan, Mirditë dhe banues në Durrës, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi në vendin e quajtur  “Kroi i Kingjit”, në fshati Xhuxhë, Njësia administrative Fan, Bashkia Mirditë, 300 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuara në kubikë plastikë. Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore, Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë të mundur identifikimin e  autorit të dyshuar, 48-vjeçarin e shpallur në kërkim, ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën edhe dy automjete me të cilët dyshohej se ky shtetas kishte transportuar kubiket me fidanë për ti kultivuar në tokë, si dhe u gjetën e sekuestruan edhe prova të tjera që kanë lidhje me këtë aktivitet kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy