Vodhën rrjetat me tela të Rrugës së Arbrit, një i arrestuar, katër nën hetim

Vodhën rrjetat me tela të Rrugës së Arbrit, një i arrestuar, katër nën hetim

Pesë persona të cilët vodhën rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbrit, janë vënë në shënjestër të policisë së Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se disa shtetas kishin vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbrit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Drupal Ad

Si rezultat u kap në flagrancë duke vjedhur dhe u arrestua shtetasi G. A., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 43 vjeç, Y. D., 52 vjeç, L. Q., 21 vjeç, A. A., 20 vjeç, dhe M. K., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të organizuar nga shtetasi G. A., kanë vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy