
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një hotel në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit. Zjarri ka rënë në papafingon e hotelit “Epirus”, në katin e gjashtë.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka shuar zjarrin.



