Fier/ Shkrumbohet banesa në Sheq i Madh, pronarja pëson djegie të rënda

Fier/ Shkrumbohet banesa në Sheq i Madh, pronarja pëson djegie të rënda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ku një banesë është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga flakët, duke lënë pas dëme të mëdha materiale dhe një person të lënduar rëndë.  Zjarri ka rënë rreth orës 11:00 të paradites. 

 

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar menjëherë repartin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje. 

 

Pas një lufte me flakët, ata kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Ndërhyrja e shpejtë parandaloi një katastrofë edhe më të madhe, pasi flakët rrezikonin të përhapeshin në shtëpitë e tjera që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit. 

 

Gjatë momenteve të panikut, teksa përpiqej të shpëtonte çfarë të mundte nga shtëpia, pronarja e banesës ka pësuar djegie të rënda në trup. Ajo u transportua fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Mirëpo, për shkak të plagëve të rënda dhe nevojës për mjekim më të specializuar, bluzat e bardha kanë vendosur ta nisin atë drejt QSUT-së në Tiranë. 

 

Sot, një familje prej katër anëtarësh ka mbetur zyrtarisht pa kulm mbi kokë. Banesa e tyre është shkatërruar plotësisht dhe është e pajetueshme. Familjarët, të cilët njihen në zonë se jetojnë në kushte mjaft të vështira ekonomike, mes lotësh kanë bërë një apel publik për ndihmë. 

 

Ata kërkojnë mbështetjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore, bashkisë dhe të çdo shqiptari që ka mundësi t'i ndihmojë për të siguruar një strehë të përkohshme. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet zyrtare që çuan në rënien e zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy