U vra nga polici, shokët e Klodian Rashës tregojnë takimin e fundit (VIDEO)

U vra nga polici, shokët e Klodian Rashës tregojnë takimin e fundit (VIDEO)

Ditën e sotme, familja e Rasha zhvillon ceremoninë mortore për djalin e tyre që mbeti i vrarë pas ndjekjes nga forcat “Shqiponja” si pasojë e mosmbajtjes së maskës. Ndërkohë, pak para se të qëllohej pas shpine nga efektivi i policit, 25-vjeçari kishte qenë në shoqërinë e shokëve të tij. Këta të fundit kanë treguar për mediat ditën e sotme, se Klodiani nuk ka qenë i armatosur atë natë, ndërsa nën shoqërinë e njëri-tjetrit kanë qenë deri në orën 23:00 në një lokal. Pas kësaj thonë ata, Klodiani ka dalë për të blerë cigare.

Klodianin e kemi patur 20 vite shok. Ka gëzuar respektin e çdo njeriu që e ka takuar të paktën një herë në jetë. Natën që ka ndodhur ngjarja Klodiani ka qenë me ne, shokët e tij dhe aq sa jam unë i armatosur ka qenë Klodiani. Ai nuk ka pasur kurrë në jetën e tij armë, pasi nuk ka pasur problem me njeri. Policia insiston që ka pasur armë por ai ka qenë me ne deri në orën 23:00 të natës dhe nuk ka pasur asnjë armë. Dhe familja e tij e di se ai as në shtëpi, as në lagje dhe as 100 metra larg kurrë në jetën e tij nuk ka pasur armë. Ka qenë njeri që respektohej nga të gjithë. Arma që është gjetur nuk i përket Klodianit. Nuk ka qenë kurrë njeri problematik. Ai ka dalë për të blerë cigare tek një kioskë që funksionon 24 orë. Klodiani i urrente armët”, është shorehur njëri prej shokëve të viktimës.

Vrasja që shokoi mbarë shoqërinë ndodhi rreth orës 01:45, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Efektivi i policisë është arrestuar nën akuzën e dy veprave penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy