Shfrytëzonte gruan e tij për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Shfrytëzonte gruan e tij për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Raportohet se në pranga ka rënë një 26-vjeçari, i cili shfrytëzonte bashkëshorten e tij 27 vjeçe për prostitucion si dhe një 70-vjeçar i cili gjente klientët.

Të arrestuar janë shtetasit shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja  shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Zbulohet dhe goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shfrytëzimit për prostitucion.

Finalizohet operacioni policor i koduar “EXPLOITATION”.

Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj, vihet në pranga 26-vjeçari.

Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prostitucion nëpërmjet dhunës.

Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja  shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O.

Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy