
Policia ka sekuestruar në Peqin makinën e blinduar të ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit, Edmond Koseni.
Mësohet se edhe vetë Koseni është shoqëruar nga policia, por më pas është lënë i lirë.
Ai njihet si komisari i Peqinit në vitin 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve.
Koseni, arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, por edhe shumë emra të tjerë të famshëm të botës së krimit.
I njohur si polici i hekurt, ai u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit që administroi dhe drejtoi punën hetimore të 5-së komisariateve.
Kohë më pas, Koseni u pezullua nga detyra për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, ndërsa është akuzuar se dhunonte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.



