Avokati Eugen Beci tha në emisionin “FactCheck” në Mcn Tv se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është bërë me paramendim dhe kanë dështuar të gjitha organet ligjzbatuese në raport me konfliktin disa vjeçar.
“Kemi të bëjmë me vrasje me paramendim, pasi të shkosh në sallën e gjyqit, duke e ditur si rrezikon nëse kapesh me armë pa leje, të gjitha janë elementë që kanë paramendimin. Duke marrë parasysh edhe konfliktin ndër vite, kjo vete në favor të vrasjes me paramendim. Këtu kuptojmë si kanë dështuar organet ligjzbatuese për këtë konflikt disa vjeçar, ku s’ka vënë ujin në zjarr as Policia e Shkodrës, Bashkia, SHISH-i, Hipotekat, zyrat përmbarimore”.



