Zbulohet ambienti për tharjen e kanabisit në Malësinë e Madhe, asgjësohen qindra bimë

Zbulohet ambienti për tharjen e kanabisit në Malësinë e Madhe, asgjësohen qindra bimë

Policia ka zbuluar në fshatin Selcë në Malësinë e Madhe një ambient i cili ishte i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike. 

Bëhet me dije se janë gjetur qindra degë bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në proces tharjeje, si dhe rreth 2.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, në formë boçeje.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:  Në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën të kultivuara në tokë 38 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Në afërsi të vendit ku u gjetën bimët, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike. Nga kontrollet, në këtë ambient u gjetën qindra degë bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, në proces tharjeje, si dhe rreth 2.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, në formë boçeje. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe për kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy