Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pranuar zgjatjen e afateve të paraburgimit, pjesërisht, prej 2 muaj e 15 ditë personat që kryen grabitjen në Rinas, më 9 prill të vitit të kaluar.
Së fundmi në prangat e policisë kanë rënë edhe dy vëllezërit Eldi dhe Klement Cala, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Talo Cela.
Me dy muaj e 15 ditë janë zgjatur afatet e hetimit për shtetasit Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Ragim Hajdini, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Saimir Cela.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve lufturake”, “Vrasje e Punonjësve të Policisë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.



