
Në një pjesë të rrugës që lidh Elbasanin me Librazhdin, në fshatin Xibrakë, janë gjetur predha të vjetra luftarake.
Policia është njoftuar nga inxhinieri i firmës, e cila po ndërton këtë aks rrugor.
Më datë 08.02.2024, shtetasi M. P., me detyrë inxhinier i firmës ndërtuese që kryen punimet në rrugën "Elbasan-Librazhd", ka njoftuar Policinë se gjatë punimeve, në fshatin Xibrakë, janë gjetur disa predha të vjetra luftarake.
Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



