Cakrani: Akuza e lobimit për Ilir Metën ka rënë

Cakrani: Akuza e lobimit për Ilir Metën ka rënë

Avokati Kujtim Cakrani deklaron se provë e re në ngarkim të klientit të tij ka ardhur nga SHBA, ku çështja e lobimit për Ilir Metën ka rënë. 

Cakrani tha për “MCN Live” se ajo për të cilin u akuzua Ilir Meta për 1 milionë dollarë, 700 mijë dhe pastaj 100 mijë, nuk ka asnjë provë tjetër që të vërtetojë se Ilir Meta ka firmosur lobimin. 

Përveç lobimit të parë të cilin ka qenë konform rregullave dhe ligjeve të SHBA dhe ato shqiptare, ku është bërë pagesë prej 100 mijë euro. Për lobimin tjetër as ka firmosur dhe as ka qenë në dijeni, por janë persona të tjerë që kanë qenë në dijeni të plotë dhe më një kompani të huaj kanë bërë pagesa për llogari të tyre.

Ka ardhur prova nga Anglia, SHBA, Kanadaja dhe Qipro për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të zotit Meta, është zero. Pasuria e zotit Meta është zero. Problemi qëndron se ndaj zotit Meta është bërë hetim mbi gjithë karrierën e tij politike. 

Nuk rezulton që të ketë urdhëruar një person të caktuar apo VKM për të bërë magazina peshku. Është vërtetuar që të vetmin pretendim që ka organi i akuzës është një kartë bankare që zotëron ish-bashkëshortja e tij, zonja Kryemadhi.

 Është e një njeriu i afërt, për të cilin zoti Meta nuk ka patur dijeni dhe nuk kishte dijeni deri në momentin kur vendosi të zgjidhë martesën. Karta ka ekzistuar si procedurë nga organi i akuzës, por nuk është verifikuar. Por përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive. Zoti Meta është vërtetuar se nuk ka bërë asnjëherë as gruan e Bilalit dhe as dashnorin e McGonigal. 

Flas si avokat i tij me bindje dhe prova dhe nëse këto që them vërtetojnë të kundërtën, mbaj përgjegjësinë time morale që të mos dalë më në publik. Është çështja më e bukur dhe më e lehtë për tu mbrojtur. Se zoti Meta nuk rezulton të ketë firmosur për dikë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy