
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç.
44-vjeçari rezulton i dënuar me 4 vite e 9 muaj burg nga Prokuroria e Milanos për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Gjithashtu ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.
Ndërkohë 44-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.



