Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg”, me afat dy muaj” për Amarildo Sulejmanin banor i Vlorës.
Gjykata e Durrësit ka vlerësuar ligjshëm arrestimin e ish-anëtarit të bandës së Gaxhait dhe caktoi si masë shtrënguese atë të arrestit në burg me afat 2 muaj.
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.
Sulejmani u arrestua tre ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.
Por patrullat mundën ta neutralizonin duke e arrestuar.



