
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 335 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 18 persona.
Raste aktive me Covid në Kosovë janë gjithsejtë 414.



