Kastriot Hasalla i vetëdorëzuar për vrasjen e Romeo Hasallës në Lushnje, ka dalë sot para Gjykatës së shkallës së parë ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. Në përfundim të seancës avokati i tij deklaroi se klienti i tij ka pranuar ngjarjen duke u shprehur i penduar për krimin ndërsa theksoi se Kastriot Hasalla ka kërkuar lirimin e djalit të tij dhe vëllait pasi sipas tij ata nuk ka gisht në kët ngjarje.
U la në fuqi masa e kërkuar nga prokuroria arrest me burg, normalisht një ngjarje e rëndë për të cilën ne jemi koshientë për të. Klienti im shprehu pendesë për këtë dhe e pranoi fajin, por problemi qëndron se ne gjatë seancës kërkuam që klasifikimi i veprës që ka sjell prokuroria ‘vrasja në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim’ nuk qëndron sepse kemi të bëjmë me vrasje në kushte të rënduara psikike. Shpresojmë që gjithsecili të marri të drejtën që meriton. Klienti im kërkon lirimin e djalit dhe vëllait të tij pasi janë të pafajshëm në këtë ngjarje dhe ai e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.
Kastriot Hasalla është dorëzuar pas ndërmjetësimit të drejtorit të policisë së Qarkutit Fier, Ferdinand Mara. 49-vjeçari, banues në Garunjas, akuzohet për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Konflikti mes kushërinjve për pronën në Lushnjë në fshatin Garunjas, përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Viktimë mbeti Romeo Hasalla, ndërsa u plagosën babai i tij, Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, 31 vjeç dhe Laerti, 32 vjeç.



