KLGJ anulon të gjitha proceset në gjykatat e disa rretheve

KLGJ anulon të gjitha proceset në gjykatat e disa rretheve

Për shkak të situatës së krijuar nga tërmeti, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar anulimin e gjyqeve në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë dhe Laç.

Proceset gjyqësore do të rifillojnë në momentin kur autoritetet do konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave.

“Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thekson KLGJ.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy