Policia e Vlorës ka bërë të ditur sot se një mjet është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 01.02.2022, rreth orës 03:30, në lagjen "24 Maji", ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip "Volkswagen Transporter", në pronësi të një firme, i cili ishte i parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike..
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



