Transportonte emigrantë, u merrte nga 200 euro/ Arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

Transportonte emigrantë, u merrte nga 200 euro/ Arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

Policia në Gjirokastër njofton arrestimin e një 40-vjeçari, i cili u kap teksa transportonte emigrant të paligjshëm.

Shtetasi A.Gj, 40-vjeç, banues në Tiranë u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, gjashtë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet dhe një aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi A. Gj. u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy