Një elektriçist ka humbur jetën në Bulqizë, pasi ka rënë nga një shtyllë korrenti.
Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.
Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku më vonë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



