Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, vëllezër me njëri-tjetrin, pasi janë konfliktuar për arsye pronësie. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas, ndërsa vëllezërit 59 dhe 61 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit J. H., 59 vjeç dhe S. H., 61 vjeç, (vëllezër), banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi për motive pronësie kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.



